Ndërlidhjet

logo-print

PRIZREN


Më shumë se gjysma e ushtarëve gjermanë jashtë vendit, ndodhen në Kosovë dhe mandati i tyre është shpëtimi i jetës së të gjithëve, edhe pse kjo nuk ka arritur të bëhet, ka deklaruar sot në Prizren ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Struck, duke porositur se KFOR-I gjerman kurrë më nuk do të lejojë përsëritjen e marsit.
"Ushtria gjermane ka bërë një punë të mirë për shpëtimin e jetëve të njerëzve, edhe pse fatkeqësisht nuk kemi arritur t’i shpëtojmë të gjithë" tha Struck, duke komentuar akuzat që I janë bërë nga organizatat ndërkombëtare ushtrisë gjermane se gjatë marsit ka dështuar të mbrojë jetën dhe pronën e serbëve në qytetin e Prizrenit, që është zonë e përgjegjësisë e paqëruajtësve gjermanë të KFOR-it.
Peter Struck, paradite ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura në aeroportin ushtarak të Sllatinës me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Iv de Kermabon.
XS
SM
MD
LG