Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara deklaruan se kanë vrarë më shumë se 100 kryengritës gjatë përleshjeve të fundit në Samara me qëllim të marrjes nën kontroll të këtij vendi nga militantët.
Ndërkohë në Irak sulmet e kryengritësve vazhduan edhe sot.
Nga shpërthimi i një makine bombë në qendër të Bagdadit mbetën të vrarë së paku 2 civilë irakien dhe disa të tjerë u plagosën. Një shpërthim tjetër ndodhi në afërsi të një shkolle në Mosul duke plagosur disa vetë.
Në zhvillime të tjera, militantët islamikë kanë transmetuar një video inçizim duke i ekzekutuar dy persona të cilët identifikohen si italian me origjinë irakiene përkatësisht turke.
XS
SM
MD
LG