Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman, Gerhard Shreder tha se mbështet përpjekjet e Turqisë për anëtarsim në Bashkimin Evropian.
"Kur Komisioni Evropian konfirmon se janë plotësuar të gjitha kushtet për anëtarsimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, Gjermania do ta përkrahë këtë vendim në Këshillin e Evropës", tha Shreder.
Ai tha se është në interes të Evropës për të mbështetur përpjekjet e Turqisë. "Ky është rast unik në rajon, për ti kombinuar islamizmin jo fundamentalist me vlerat evropiane" tha Shreder.
Ndërkohë komisioneri për zgjerim Guenter Verheugen formalisht ka rekomanduar që Bashkimi Evropian të hap bisedimet për anëtarsimin e Turqisë.
XS
SM
MD
LG