Ndërlidhjet

M. BIBALLI: KA PAQARTËSI LIDHUR ME ÇËSHTJEN SE KUSH DO TË PËRGJIGJET NË PYETËSOR


Mersel Bilalli, këshilltar qeveritar për çështje të eurointegrimit

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Bilalli, sa mendoni se Maqedonia do të jetë e gatshme t'i përgjigjet pyetësorit të Bashkimit Evropian?

MERSEL BILALLI
Mendoj se pyetësori më tepër ka karakter teknik dhe informativ, por edhe psikologjik. Natyrisht se institucionet evropiane janë shumë më të informuara se ç'mund të ofrojë pyetësori apo përgjigjet në pyetësor. Megjithatë është fakt se efekti është shumëdimensional në këtë drejtim. Për shëmbull së pari është prezantimi i një aktualiteti që nënkupton mobilizimin e opinionit. Së dyti mobilizimin e institucioneve shtetërore dhe përqëndrimin e tyre në problemet, të cilat Bashkimi Evropian mendon se duhet të kenë trajtim qëndror. Më tej gjithashtu nënkupton fokusimin e orientimit të institucioneve në drejtim të zgjidhjes së problemeve, të cilat ato do të binden në bazë të pyetësorit se janë orientim të i Bashkimit Evropian. Kështu që më tepër mendoj se ka karakter teknik- informativ dhe nuanca politike sesa që realisht i informon institucionet evropiane për gjendjen këtu.

RADIO EVROPA E LIRË
Po a janë qartësuar kompetencat në lidhje me përgjigjet për pyetësorin?

MERSEL BILALLI
Në këtë drejtim ka disa paqartësi. Dita e parë e dytë e tretë e punës në institucionet qeveritare nxorri në sipërfaqe një paqartësi mes disa ministrive të cilat refuzonin t'u përgjigjeshin një pjese të pyetjeve, duke konsideruar se ato janë nën kompetencat e ndonjë institucioni tjetër apo ministrie tjetër. Kështu që shpresoj se së shpejti mund të ketë edhe një seancë speciale të qeverisë që kjo çështje të zgjidhet dhe të qartësohet se kush nga ministritë apo institucionet e tjera do të përgjigjet në pyetjet apo nënpyetjet e caktuara.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Bilalli, në cilën fushë mendoni se do të jenë sfidat kryesore?

MERSEL BILALLI
Mendoj se kyç me siguri do të jetë problemi i segmentit ekonomik. Posaçërisht në këtë drejtim duhet theksuar reforma e bujqësisë, por me siguri në aspektin politik do të jetë çështja e marrëdhënieve ndëretnike, e situatës politike në Maqedoni nga prizmi i Marrëveshjes së Ohrit.

RADIO EVROPA E LIRË
Ku e shihni veçanërisht Marrëveshjen e Ohrit në tërë këtë proces?

MERSEL BILALLI
Mendoj se jetësimi apo zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është temë ditore e përqëndrimit dhe e vëmendjes së institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht të atyre evropiane. Kështu që mendoj se niveli i dorëzimit vjetor tregoi se megjithatë çështja e jetësimit të Marrëveshjes së Ohrit, apo e një dege të saj, apo një segmenti të saj, siç është çështja e decentralizimit, është po ashtu çështje kyçe. Në këtë drejtim mendoj se orientimet politike, mesazhet të cilat jepen nga institucionet evropiane, nga përfaqësues të tyre që vijnë në Maqedoni, çojnë në drejtim të asaj që Marrëveshja e Ohrit është një nga fokuset e orientimit të Bashkimit Evropian si obligim i Maqedonisë.

Intervistoi Vullnet Poshka

XS
SM
MD
LG