Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Kryeministri i përkohshëm irakien Iljad Allaui deklaroi sot se qeveria e tij është duke zhvilluar një plan të ri për rivendosjen e sigurisë në vend me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve në janar siç është paraparë.
Duke ju adresuar parlamentit, Allaui tha se do të ndërmerren masa të jashtëzakonshme me qëllim të krijimit të një atmosfere të sigurtë për të votuar.
Këto komente erdhën në kohën kur në disa qytet irakiene dhuna vazhdoi edhe sot. Nga shpërthimet e bombave në Ramadi, Mosul,Balad dhe Jousifijah u vranë së paku 7 veta dhe disa të tjerë u plagosën.
Ndërkohë, po sot në Irak policia ka gjetur tre trupa me koka të prera në qytetin Mosul, dy prej të cilëve janë irakien ndërkaq njëri mbetet ende i paidentifikuar.
XS
SM
MD
LG