Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka mirëpritur ftesën që kryetari i Serbisë Boris Tadiq u ka bërë serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 tetorit, mirëpo nuk i është përgjigjur afatit të kryetarit Tadiq që brenda tre muajsh në trevat ku jetojnë serbët, policia, gjyqësia, shëndetësia dhe arsimi të kalojnë në duartë e serbëve. Kryeadministratori Petersen përmes një deklarate me shkrim sërish ka ftuar serbët që të dalin në zgjedhje, duke e parë këtë si rrugën e vetme që dhe ata të jenë pjesë e institucioneve që marrin vendime të cilat ndikojnë në jetën e secilit.
XS
SM
MD
LG