Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Administrata amerikane përshëndet ftesën e presidentit të Serbisë Boris Tadiq serbëve të Kosovës për të dal në zgjedhje, ka deklaruar në Uashington nënsekretari amerikan për çështje politike në Departamentin e Shtetit Mark Grosman. Në një bisedë me gazetarët nga rajoni, Grosman ka vënë në pah se SHBA-të përshëndesin këtë ftesë të Tadiqit sepse vetëm kështu serbët mund të marrin pjesë në ndërtimin e ardhmërisë së përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai në vazhdim ka thënë se nga mesi i vitit 2005, do të vlerësohet jetësimi i standardeve në Kosovë dhe varësisht nga implemetimi i tyre do të nis procesi i shqyrtimit të statusit përfundimtarë të Kosovës. "Nëse qytetarët e Kosovës dëshirojnë të hyjnë në Evropë duhet të përmbushin standardet", tha nënsekretari amerikan për çështje politike në Departamentin e Shtetit Mark Grosman.
XS
SM
MD
LG