Ndërlidhjet

BRUKSEL


"Komisioni Evropian i rekomandon Bashkimit Evropian se mund të fillojë bisedimet për anëtarsimin e Turqisë në familjen Evropiane", tha kryetari i komisionit Evropian Romano Prodi.
"Përgjigjja të cilën komisioni sot e bëri publike, është përgjigjje pozitive por e shoqëruar me kërkesa politike që kanë të bëjnë me hapjen e bisedimeve. Pra është një Po e shoqëruar me një varg rekomandimesh që kanë të bëjnë me kontrollin dhe verifikimin e situatës në Turqi, tha Prodi.
Në 40 vitet e fundit, Turqia ka kërkuar anëtarsim në familjen evropiane dhe nëse kjo realizohet, Turqia do të jetë vendi i parë mysliman në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG