Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 10 irakien janë vrarë dhe më shumë se 20 janë plagosur pas shpërthimit të një makine bombë në afërsi të kampit ushtarak në Ramadi. Shpërthimi ndodhi në kohën kur ushtria amerikane ndërmori sulme ajrore ndaj caqeve të kryengritësve në Fallujah. Në zhvilime të tjera një bashkëpuntorë i afërt i klerikut radikal shiitë –Moqtada al-Sadr njoftoi se ky i fundit ka nënshkruar një marrëveshje për armëpushim me qeverinë e përkohëshme irakiene, ndërkohë zëdhënësi i al-Sadrit demantoi arritjen e një marrëveshje e tillë duke thënë se bisedimet ende janë duke vazhduar.
XS
SM
MD
LG