Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 16 veta janë vrarë dhe më shumë se 20 janë plagosur pas shpërthimit të një makine bombë afër Gardës Kombëtare Irakiene në perendim të Irakut.
Në zhvillime të tjera në Irak zyrtarë të qeverisë po vazhdojnë negociatat me përkrahësit e klerikut radikal shiitë- Moqtada al-Sadr me qëllim të përfundimit të përleshjeve të armatosura. Kryeministri irakien Iljad Allaui tha se deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje për armëpushim. Ai shtoi se plani i qeverisë për armëpushim përfshin shkëmbimin e armëve me të holla, mirëpo kjo nuk do të thotë se do të ndodh edhe me ata përkahës të al-Sadrit të cilët kanë kryer krime.
"Natyrisht se ata do ta gëzojnë amenstinë sa i përket qeverisë, mirëpo nuk do të thotë se në amnesti do të përfshihen edhe ata të cilët kanë kryer krime. Ata duhet të dalin para drejtësisë", tha Allaui.
XS
SM
MD
LG