Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ftesën e presidentit të Serbisë, Boris Tadic, drejtuar serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 tetorit, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.
"I bashkohemi presidentit Tadic në nxitjen që i ka bërë bashkësisë serbe në Kosovë për t'u regjistruar dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, sepse kjo është mënyra më e mirë që ata të përfaqësohen si dhe të dëgjohen zëri e problemet e tyre", ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli.
Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me udhëheqësit në Beograd e Prishtinë, me Misionin e Kombeve të Bashkuara dhe bashkësitë e tjera jo shqiptare në Kosovë, vecanërisht në sferën më të rëndësishme, atë të decentralizimit.
XS
SM
MD
LG