Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Presidenti dhe kryeministri i Serbisë, përkatësisht Boris Tadic dhe Vojisllav Koshtunica, kanë sulmuar njëri-tjetrin në dy konferenca të ndara për shtyp lidhur me qëndrimin ndaj zgjedhjeve në Kosovë.
Tadic, i cili ka kërkuar nga serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit, ka theksuar se "politikat e mosveprimit po na cojnë drejt shkatërrimit. Ky është dallimi mes meje dhe qeverisë". Më tej presidenti i Serbisë ka nënvizuar se "edhe qëndrimi i qeverisë është i ligjshëm, por jashtëzakonisht i pafrytshëm dhe i rrezikshënm për interesat kombëtare". Nga ana tjetër Koshtunica e ka cilësuar si "moralisht dhe ligjërisht të gabuar të kërkosh nga serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje".
Deputetët ultranacionalistë të partive të Millosheviqit e Sheshelit kanë mbledhur firmat e nevojshme për të nisur seancën e votëbesimit ndaj presidentit Tadic, pas deklaratave për Kosovën.
XS
SM
MD
LG