Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka mbrojtur ndërhyrjen ushtarake në Irak edhe pas raportit të kryeinspektorit të ekipit amerikan, Charles Dulfer, sipas të cilit Iraku nuk ka patur stoqe të armëve kimike, biologjike apo bërthamore, para fillimit të luftës vitin e kaluar.
"Sadam Huseini ishte një kërcënim i madh, një armik i betuar i vendit tonë dhe një shtet që mbështeste terrorizmin në një nga rajonet më problematike të botës. Pas 11 shtatorit Sadami ishte një kërcënim me të cilin duhej të përballeshim dhe sot Amerika e bota janë më të sigurta në sajë të aksioneve tona", tha presidenti Bush.
Raporti është bërë publik vetëm pak ditë para debatit të dytë televiziv mes presidentit Bush dhe kandidatit presidencial demokrat, John Kerry.
XS
SM
MD
LG