Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe 17 janë plagosur në sulmet ajrore të ushtrisë amerikane ndaj pozicioneve të kryengritësve irakienë në Fallujah.
Ushtria amerikane nuk e konfirmoi numrin e të vrarëve, por tha se sulmi ishte "goditje precize" që kishte në shënjestër Tawhid wal Jihad, grupin e prirë nga Abu Musab aë-Zarqawi.
Në deklaratën e ushtrisë thuhet se bombardimi "kontribuoi në reduktimin e aftësisë së rrjetit të Zarqawit, dhe në rritjen e sigurisë anembanë Irakut".
Po sot, një polic irakien u qëllua për vdekje ndërsa dy të tjerë u plagosën, kur patrulla e tyre u sulmua në afërsi të qytetit verior Kirkuk.
XS
SM
MD
LG