Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se ai dhe presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak janë dakorduar t'i përforcojnë përpjekjet për luftimin e terrorizmit, pas shpërthimeve vdekjeprurëse në gadishullin e Sinajit.
Bilanci i të vrarëve nga shpërthimet e shkaktuara me kamiona bombë vazhdon të rritet. Radioja izraelite tha se 31 njerëz janë vrarë, dhe më shumë se 120 janë plagosur. Shumica e viktimave ishin turistë izraelitë, ndërsa autoritetet izraelite e akuzuan rrjetin Al-Kaida.
Në Berlin u prononcua shefi i Politikës së Jashtme dhe i Sigurisë i Bashkimit Evropian, Javier Solana.
"Gjithë java e kaluar ishte javë shumë e keqe, dhe u përcoll me dhunë në Izrael dhe Palestinë. endoj se duhet të bëjmë përpjekje për të ndalur këtë spirale të dhunës. Në këtë pjesë të botës na duhet paqja dhe dialogu", tha Solana.
Sulmet i dënuan edhe Britania, Gjermania, Turqia, Rusia dhe Liga Arabe.
XS
SM
MD
LG