Ndërlidhjet

OSLO


Fituese e Çmimit Nobël për Paqe për vitin 2004 është ambientalistja Wangari Maathai nga Kenia.
"Komiteti Norvegjez i Nobelit vendosi që Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2004 t'ia ndajë Wangari Mathait për kontributin e saj në zhvillimin e qëndrueshëm, demokracinë dhe paqen", tha kreu i komitetit 5-anëtarësh norvegjez Ole Danbolt Mijoes.
Mathaai, ndihmës ministre për Ambientin, është gruaja e parë nga Afrika që fiton çmimin prestigjioz.
Puna e saj me Lëvizjen 'Rripi i Gjelbërt', organizatë të cilën e themeloi në vitin 1977, ka çuar në mbjelljen e rreth 30 milionë drunjve në zonat e shkretuara të Afrikës.
Në deklaratën, Komiteti i Nobelit e lëvdoi biologen për "kombinimin e shkencës, të përkushtimit shoqëror dhe të politikës aktive".
XS
SM
MD
LG