Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Sekretari i jashtëm britanik Jack Straw ka konfirmuar se shtetasi britanik Keneth Bigley, i cili prej muajit të kaluar mbahej peng në Irak, është ekzekutuar nga rrëmbyesit e tij.
Straw tha se autoritetet britanike kishin kontaktuar me pengmarrësit përmes ndërmjetësuesve, por grupi nuk i kishte ndryshuar kërkesat për lirimin e grave të burgosura nga burgjet irakiene.
"Mesazhet që u shkëmbyen me pengmarrësit kishin për qëllim t'i zhbindin për të mos i realizuar kërcënimet për vrasjen e zotit Bigley, por ata nuk hoqën dorë nga kërkesat", tha Straw.
Kryeministri i përkohshëm i Irakut Iyad Allawi e quajti vrasjen e Bigleyt "akt të tmerrshëm dhe barbar", duke shtuar se autoritetet e Irakut janë të përkushtuara që vrasësit t'i sjellin para drejtësisë.
Bigley u rrëmbye në 16 shtator bashkë me dy amerikanë nga grupi i militantit jordanez Abu Musab al-Zarqawi.
Dy amerikanët u ekzekutuan disa ditë më vonë.
XS
SM
MD
LG