Ndërlidhjet

FALLUJAH


Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe 17 janë plagosur në sulmet ajrore të ushtrisë amerikane ndaj pozicioneve të kryengritësve irakienë në Fallujah.
Banorët lokalë thanë se ushtria amerikane ka gjuajtur në një dasmë, dhe se në mesin e viktimave është edhe dhëndërri.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se sulmi kishte në shënjestër Tawhid wal Jihad, grupin e prirë nga Abu Musab al-Zarqawi.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se një ushtar amerikan është vrarë dhe një është plagosur, në sulmin e kryengritësve kundër patrullës së tyre në qytetin Tuz.
Në Bruksel, ambasadorët e NATO-s e miratuan planin për dërgimin e rreth 300 ekspertëve ushtarakë në Irak, për stërvitjen e kuadrit ushtarak të vendit.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane në Berlin tha se oficerët e lartë të ushtrisë irakiene do të stërviten në një shkollë të NATO-s afër Mynihut.
XS
SM
MD
LG