Ndërlidhjet

KAIRO


Zyrtarë e Izraelit dhe Egjiptit i vazhdojnë hetimet pas shpërthimeve vdekjeprurëse në pushimoren egjiptiane Taba në gadishullin e Sinajit, që lanë të vrarë të paktën 28 njerëz, dhe plagosën dhjetra tjerë.
Ministri i Jashtëm i Egjiptit Ahmed abul Gheit tha se ende është herët të përcaktohen përgjegjësit për shpërthimet, por ministri izraelit i Mbrojtjes Zeev Boim tha se sulmet duket të jenë vepër e një grupi terrorist ndërkombëtar, si Al-Kaida.
"Struktura e këtij akti terrorist, më duket se është e ndonjë grupi si Al-Kaida, dhe nuk i përngjan sulmeve terroriste që i njohim nga organizatat palestineze", tha Boim.
Përgjegjësinë për sulmet, në të shumica e të vrarëve ishin turistë izraelitë, e morën Brigadat Islamike Tawhid dhe Jamma Al-Islamiya Al-Alamiya, por asnjëri grup nuk dihet nëse ka lidhje me Al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG