Ndërlidhjet

BAGDAD


Sipas ndërmjetsuesve të bisedimeve ndërmjet militantëve të klerikut radikal Moqtada al-Sadr dhe përfaqësuesve të qeverisë irakiane, është arritur marrëveshja që ata të dorëzojnë armët në shkëmbim të pagesave.
Sipas ndërmjetësuesit të bisedimeve Karem Bakheet që nga e hëna luftëtarët e al-Sadrit do të fillojnë të dorëzojnë armët.
"Rezultatet nga negociatat e fundit për armëpushim kanë dalur 100 përqind pozitive. Falenderojmë Zotin për arritjen e një marrëveshjeje të tillë me të cilën i jipet fund dhunës dhe gjakëderdhjes në Sadr City. Prej sot në Sadr City lufta ka përfunduar" tha Bakheet.
Në zhvillime të tjera në Irak, forcat amerikane kanë arrestuar rreth 31 kryengritës gjatë një operacioni në kërkim të tyre në qytetin Mosul.
XS
SM
MD
LG