Ndërlidhjet

logo-print

SIDNEY


Partitë e koalicionit qeveritar në Australi kanë fituar në zgjedhjet e sotme parlamentare në Australi.
Pas shpalljes së rezultateve paraprake kryeministri Hauard tha se "rritja e përqindjes së votuesve, sipas zyrtarëve zgjedhorë, është një arritje historike".
"Vërtet kjo është një arritje historike për të dyja partitë në koalicion. Një rrezultat i tillë na kujton vitin 1960, kur koalicioni qeveritar arriti të rriste shumicën e tij", tha Hauard.
John Houard, 65 vjeçar është kryeministër i Australisë që nga vitit 1996. Gjatë fushatës zgjedhore, për dallim nga kundërkadidati i tij, Hauard premtoi se nuk do të tërheq ushtarët australian nga Iraku deri në përfundim të detyrës.
XS
SM
MD
LG