Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 20 veta janë vrarë pas shpërthimit të tri makinave bombë në Bagdad. Shpërthimet, e koordinuara, ndodhën në afërsi të Akademisë Policore, Ministrisë së Naftës dhe në afërsi të tregut në Sadr City të Bagdadit. Autoritetet vendore njoftuan se viktimat ishin civilë në mesin e të cilëve edhe 7 femra.
Në zhvillime të tjera në Irak, gjatë një vizite të papritur sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ju tha ushtarëve amerikanë se dhuna dhe vështërsit mund të shtohen në prag të zgjedhjeve të parapara për janar.
"Shpresojmë që sa më shumë të ndihmojmë në përforcimin e ushtrisë irakiene aq me lehtë do ta kemi punën tonë në këtë vend. Dhe natyrisht se vetëm atëherë mund të fillohet edhe me reduktimin e trupave të koalicionit, e kjo me siguri do të ndodh pas zgjedhjeve. Por, sërish e theksojë se krejtësisht do të varet nga situata e sigurisë në Irak", tha Rumsfeld.
Gjatë qëndrimit të tij në bazën ajrore ushtarake në veri-perendim të Bagdadit, Rumsfeld tha se "fitorja për ekstremistët do të thotë se Iraku mund të shndërrohet në bazë ndërkombëtare të operacioneve terroriste".
XS
SM
MD
LG