Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Pakistani kanë përshëndetur zgjedhjet e para presidenciale në Afganistan të mbajtura dje. Këshilltarja për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Kondoliza Rajs tha me këtë rast se " zgjedhjet presidenciale do të konsiderohen si legjitime".
Ndërkaq ministri i Jashtëm gjerman Joshka Fisher, zgjedhjet e djeshme në Afganistan i cilësoi si shumë të suksesshme.
"Zgjedhjet presidenciale në Afganistan janë një arritje për popullin e atjeshëm, një hap i mirë edhe për Pakistanin si dhe për paqen kudo në botë", tha ndërkaq kryeministri i Pakistanit Shaukat Aziz.
XS
SM
MD
LG