Ndërlidhjet

PRISHTINË


Avokati i popullit Marek Antoni Novicki, ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër shefit të UNMIK-ut me të cilën kërkon informacione për fazën në të cilën ndodhen hetimet mbi incidentet e ngjarjeve të marsit, gjatë të cilave kanë gjetur vdekjen disa persona, për të cilët pohohet se kanë vdekur si rezultat i operacioneve të UNMIK-ut dhe KFOR-it.
“Të gjitha këto raste kërkojnë hetime të hollësishme nga entitetet që garantojnë një shqyrtim absolutisht të pavarur të çdo incidenti. Ky është një standard prej të cilit askush nuk mund të ikë në asnjë rrethanë. Një prej faktorëve që ka komplikuar këto hetime është edhe imuniteti I pranisë ndërkombëtare në Kosovë”, ka thënë Novicki.
XS
SM
MD
LG