Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një sulm në Bagdad, ka njoftuar ushtria e Shteteve të Bashkuara.
Po në Bagdad, militantët e klerikut radikal shiit Moktada al-Sadër prej sot pritet të fillojnë çarmatosjen, në kuadër të marrëveshjes për armëpushim me zyrtarët amerikanë dhe irakianë.
Ndërkohë policia në Kirkuk njoftoi se ka arrestuar shtatë persona që dyshohet se i përkasin grupit të rrëmbyesve në Irak. Të arrestuarit pranuan se i takojnë grupit të Abu Musab Al-Zarkavit dhe se janë paraqitur në një inçizim duke kërcënuar se do ti ekzekutojnë pengjet turke.
XS
SM
MD
LG