Ndërlidhjet

logo-print

DUBAI


Një grup i militantëve islamikë në Irak ka bërë të ditur se ka ekzekutuar një punëtorë turkë dhe përkthyesin e tij kurdë, për shkak të bashkëpunimit me forcat e Shteteve të Bashkuara.
Në zhvillime të tjera luftëtarët besnikë të klerikut radikal Moqtada al-Sadr filluan sot dorëzimin e armëve të rënda në lagjen Sadr City të Bagdadit. Luftëtarët e al-Sadrit kanë pesë ditë kohë për të dorëzuar të gjitha armët e rënda.
Sipas marrëveshjes së arritur, amerikanët duhet të ndërpresin sulmet ajrore dhe të artilerisë ndaj lagjes Sadr City të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG