Ndërlidhjet

logo-print

STOKHOLM


Ekonomistët Finn Kidland dhe Eduard Prescott kanë fituar çmimin Nobel për ekonomi për vitin 2004.
Norvegjezit Kidland dhe amerikanit Prescott ky çmim iu nda për punën e tyre në makroekonomi dhe biznes.
Çmimin e bëri publik sekretari i Akademisë Suedeze të Shkencave Gunnar Oquist.
"Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur që këtë vit çmimin Nobel për Ekonomi në kujtim të Alfred Nobelit, t'ja ndajë bashkarisht Finn Kidlandit dhe Eduard Prescottit për kontributin e tyre në makroekonominë dinamike, politikat ekonomike dhe forcat shtytëse prapa cikleve të biznesit", tha Oquist.
Çmimi Nobel për ekonomi sjell për fituesit shpërblimin prej 1.3 milion dollarësh.
XS
SM
MD
LG