Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një rrjet i gjerë i organizatave joqeveritare të bashkuara në koalicion ka bërë sot hapjen e fushatës “Dil dhe Voto”. Rreth 2 mijë e 800 vullnetarë do të trokasin në çdo derë të familjeve, në përpjekje për t’i binduar ata pse duhet të votojnë. Përmes afisheve, reklamave dhe fletushkave koalicioni i OJQ-ve po përpiqet të ndikoj në rritjen e numrit të votuesve, duke iu premtuar qytetarëve se vota e tyre mund të përmirësoj jetën e gjithmbarshme në Kosovë. Fondet për këtë fushatë janë siguruar nga disa organizata amerikane dhe evropiane.
XS
SM
MD
LG