Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka intesifikuar luftimet me militantët në Irak, duke i sulmuar pozicionet e tyre në tërë zonën e Bagdadit veri-perendimorë. Njoftohet se së paku pesë veta janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur. Sulme të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe qytetin Hit ku raportohet për së paku 2 të vrarë.
Ushtarët amerikanë sulmuan mbrëmë edhe disa caqe të militantëve në Fallujah. Në zhvillime të tjera në Irak një organizatë militante ka njoftuar për ekzekutimin e një shtetasi turk pasi që sipas tyre, ai kishte spiunuar për forcat e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG