Ndërlidhjet

MOSKË


Para nisjes nga Moska drejt Pekinit, presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka bërë thirrje për unitet në rrafshin global në luftimin e terrorizmit.
Putin tha se forcat e sigurisë, gjithandej duhet t'i kenë parasysh realitetet e reja gjeopolitike.
"Të gjitha shërbimet e posaçme dhe agjencitë për zbatimin e ligjit, që kanë për detyrë luftimin e terrorizmit, duhet ta kuptojnë se bota bipolare ka pushuar së ekzistuari dhe Lufta e Ftohtë ka marrë fund. Kërcënimet e reja duhen luftuar efektivisht vetëm me përpjekje të përbashkëta", tha Putin.
XS
SM
MD
LG