Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i përkohshëm i Irakut Iyad Allawi është kërcënuar me aksione ushtarake, nëse kryengritësit në Fallujah nuk i dorëzojnë militantët e huaj, të prirë nga jordanezi Abu Musab al-Zarqawi.
"Nëse al-Zarqawi dhe grupi i tij nuk na dorëzohen, ne jemi të gatshëm për operacione të mëdha në Fallujah. Jemi të përcaktuar t'i mbrojmë irakienët, por shpresoj se nuk do të duhet ta përdorim forcën", tha Allawi.
Komentet e tij u bënë derisa negociatorët e qeverisë dhe përfaqësuesit e Fallujas përpiqeshin të merren vesh për rivendosjen e kontrollit në këtë qytet.
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se të paktën 5 ushtarë amerikanë janë vrarë në 24 orët e fundit.
Nga Gjeneva njoftohet se qeveria e përkohshme e Irakut ka paraqitur kërkesë formale për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë, ndërsa në Vjenë, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se është e gatshme t'i kthejë inspektorët në Irak, nëse kjo do të kërkohej nga Këshilli i Sigurimit i KB.
XS
SM
MD
LG