Ndërlidhjet

TIRANË


Një autobus në të cilin udhëtonin shtetasë kosovarë ka rënë në një greminë në Fushë/Arrëz duke shkakëtuar vdekjen e së paku 11 vetave, ndërsa 31 të tjerë kanë marrë lendime të rënda dhe të lehta. Këto të dhëna i kanë bërë të ditura zyrtarët e Shqipërisë, ndonëse numri përfundimtarë i viktimave dhe të lënduarve ende nuk dihet. Sipas të dhënave të para autobusi i nisur mëngjesin e sotëm nga Tirana në drejtim të Kosovës, ka devijuar tek rruga e Bicajve në Gjegjan dhe më pas ka rënë në humnerë. Sipas disa burimeve tjera autobusi është ndeshur me një veturë që vinte nga drejtimi tjetër e pastaj ka rënë në humnerë.
Ndërkohë zëdhënësi SHPK-së në Prishtinë, Refki Morina ka konfirmuar për agjencitë e lajmeve se autobusi që pësoi aksidentin tragjik në afërsi të Fushë-Arrëzit ishte i mbushur me gjimnazistë nga Kosova. Morina tha se pasagjerët ishin nxënës të shkollës së mesme "Abdyl Frashëri" në Malishevë, që ndodheshin për një ekskursion në Shqipëri. Autobusii i rrëzuar në greminë ishte pjesë e një karvani prej 6 autobusësh po me gjimnazistë që ktheheshin në Kosovë.
Mësohet se forca të shumta speciale dhe helikopterë nga ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë ndodhen në vendngjarje. Edhe forcat e policisë së Kukësit janë mobilizuar për shpëtimin e sa më shumë personave, duke i transportuar në spitalet më të afërta. Sipas policisë shkaku i aksidentit mendohet të ketë qenë terreni rrëshqitës pas reshjeve të ditëve të fundit.
XS
SM
MD
LG