Ndërlidhjet

TOKIO


Përfunduan sot në Tokio diskutimet për mundësitë e efektivitetit të projekteve për rindërtimin e Irakut, ku morën pjesë mbi 50 vende donatore. Me këtë rast, Iraku ka marë premtime për ndihmë nga rreth 57 vende
dhe organizata pjesëmarrëse në këtë konferencë.
Pas takimit ministri irakian i Planifikimit Mehdi al- Hefed ftoi donatorët që ti përmbahen premtimeve.
"Na duhet përshpejtimi i implementimit të këtyre premtimeve. Konsiderojmë se ajo qfarë është premtuar në të kaluarën nuk ka qenë në nivelin që kemi shpresuar", tha ministri Hefed.
Bernard Zepter nga Komisioni Evropian tha se ky komision ka propozuar rreth 150 milion dollarë ndihmë për Irakun nga buxheti i vitit 2005.
XS
SM
MD
LG