Ndërlidhjet

POIANA BRASOV


Në ditën e dytë të takimit në Rumani, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, po zhvillojnë bisedime me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Ivanov.
Me këtë rast sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Skefer tha se një nga qëllimet e bisedimeve është bashkëpunimi më i ngushtë në luftën kundër terrorizmit".
"Gjatë këtij takimi do të diskutojmë mënyrat se si e shohim situatën në Afganistan, në Irak dhe Ballkan. Njëherësh do jemi të fokusuar në çështjet që janë në interes të përbashkët siç është bashkëpunimi i ministrive të Mbrojtjes, reformat e Mbrojtjes, bashkëpunimi ushtarak si dhe zhvillimi i veprueshmërisë në mes të NATO-s dhe Rusisë", tha Skefer.
XS
SM
MD
LG