Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku shtatë veta janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë dy sulmeve të fuqishme që kanë goditur sot Zonën e Gjelbërt në Bagdad.
Në këtë zonë, janë të vendosura institucionet kyçe irakiene, ambasada amerikane dhe ajo britanike.
Në zhvillime të tjera në Irak, grupi i militantëve "Xhihadi Islamik" ka marrë përgjegjësinë për sulmet e sotme në Bagdad si dhe ekzekutimin e një shtetasi turk. Ndërkohë, bëhet e ditur se një ushtar amerikan është vrarë dhe dy janë plagosur gjatë ditës në Bagdad.
XS
SM
MD
LG