Ndërlidhjet

PRISHTINË / TIRANË


Kanë mbërritur në Malishevë trupat e pajetë të nxënësve të shkollës së mesme, që humbën jetën dje në aksidentin tragjik në Fushë – Arrëz. Trupat e viktimave u vendosën fillimisht në morgun e Rahovecit.
Në nderim të viktimave nga aksidenti tragjik Kosova dhe Shqipëria kanë shpallur ditën e sotme ditë zie dhe flamujt janë në gjysmë shtizë.
Kryetari Rugova, kryeministri Rexhepi dhe shefi i UNMIK-ut, Petersen kanë shkuar në Malishevë.
Një pjesë e të lënduarve lehtë është kthyer në Kosovë, të lënduarit e tjerë po trajtohen në Shqipëri, derisa 15-vjecarja Ardita Duraj është dërguar për trajtim të specializuar në Itali.
Sipas informacioneve nga drejtuesit vendorë të Malishevës ceremonitë e varrimit do të zhvillohen nesër.
XS
SM
MD
LG