Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË / TIRANË


Kufomat e pesëmbëdhjetë nxënësve nga Malisheva, që kanë humbur jetën në aksidentin e djeshëm në Shqipëri janë sjellë sot në gjimnazin e Malishevës, ku u janë bërë homazhe nga familjarët, qytetarë të shumtë dhe drejtuesit më të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Zyrtarët komunalë thanë se njëra nga viktimat nuk ka arritur të identifikohet, ndërkohë që janë lexuar emrat e 15 nxënësve të kësaj shkolle që humbën jetën derisa po ktheheshin nga një ekskursion. Kryetari i Kosovës, kryeministri, përfaqësuesit e partive politike dhe drejtuesit më të lartë të KFOR-it e UNMIK-ut qëndruan pasditen e sotme në Malishevë.
Edhe në Shqipëri ka qenë sot ditë zie në kujtim të viktimave. Të gjitha shkollat e Shqipërisë kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të nxënësve që humbën jetën në aksidentin e djeshëm. Në ministrinë e mbrojtjes është organizuar një ceremoni për nder të viktimave. Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi kryetarit Rugova, derisa kryetari i Partisë Demokratike ka dërguar mesazh ngushëllimi për familjet që humbën fëmijët e tyre.
XS
SM
MD
LG