Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryetari i Serbisë, Boris Tadic, në takimin e këshillit qëndror të Partisë Demokratike ka thënë se nuk ka asgjë kundër nisjes së procedurës për shkarkimin e tij, sepse kjo nismë sipas tij, është e përcaktuar të dështojë.
"Nuk kam asgjë kundër nisjes së kësaj procedure sepse dështimi i saj do të thotë shpërndarje e parlamentit, rënie e qeverisë dhe shpallje e zgjedhjeve të reja", ka thënë Tadic. Ai ka shtuar se në zgjedhjet e mundshme Partia Demokratike do kishte numrin më të madh të deputetëve.
Boris Tadic ka vlerësuar se pozita ndërkombëtare e Serbisë në këtë cast është jashtëzakonisht e vështirë, për të shtuar se bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës është domosdoshmëri.
"Nuk do të heqim dorë nga lufta për Kosovën, ndërsa mosdalja në zgjedhjet parlamentare të 23 tetorit praktikisht është heqje dorë nga kjo betejë", ka përfunduar Boris Tadic.
XS
SM
MD
LG