Ndërlidhjet

BAGDAD / LONDËR


1 mijë trupa amerikane janë vendosur në rrethinat e qytetit irakian të Falluxhës pas sulmeve ajrore të dy netëve më parë. Falluxha është bërë qendër e rezistencës ndaj autoriteteve irakiane dhe forcave të koalicionit dhe aty gjenden shumica e militantëve të huaj të ardhur në Irak, që drejtohen nga al-Zarkuai.
Për të përballuar mungesën e ushtarëve amerikanë që janë vendosur në frontin e Falluxhës, pritet që ushtarë britanikë të vendosen në Bagdad.
Derisa Ministria e Mbrojtjes tha se nuk ka ende një vendim të tillë, udhëheqësi i opozitës konservatore britanike, Michael Howard ka komentuar:
"Është jetike që vendimet e tilla të paraqiten në parlament sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të kemi përgjigje për pyetje si "Ku do shkojnë ushtarët tanë, cila do jetë detyra e tyre dhe për sa kohë do jenë në Bagad."
XS
SM
MD
LG