Ndërlidhjet

JERUSALEM


Forcat izraelite sot përsëri kanë depërtuar në Rripin e Gazës. Një zëdhënëse e ushtrisë ka thënë se trupat e Izraelit kanë depërtuar në kampin e refugjatëve Rafah, që është në kufi me Egjiptin, në kërkim për militantët palestinezë dhe për gjetjen e tuneleve që përdoren për kontrabandimin e armëve. Ajo mëtutje ka thënë se kundër forcave izraelite ka pasur të shtëna me armë automatike dhe me mortaja. Agjencitë e lajmeve raportojnë se nga operacioni i fundit 18 ditësh i forcave izraelite në pjesën veriore të Rripit të Gazës kanë vdekur së paku 120 palestinezë.
XS
SM
MD
LG