Ndërlidhjet

LONDËR


Ministria britanike e Mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Britanisë së Madhe të rivendosë trupa shtesë në zonën e kontrolluar nga britanikët në Irak.
Ministria tha se sekretari i Mbrojtjes Goeff Hoon, për kërkesën do të prononcohet të hënën.
Ndërkohë, mijëra demonstrantë kanë protestuar nëpër rrugët e Londrës, duke kërkuar t'i jepet fund pushtimit të Irakut nga forcat e koalicionit, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
Organizatorët thanë se në protestat morën pjesë rreth 30 mijë veta, ndërsa policia tha se demonstratat ishin të qeta dhe kaluan pa incidente.
XS
SM
MD
LG