Ndërlidhjet

HAGË


80-90 për qind e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja e Sllobodan Millosheviqit nuk kanë pranuar të paraqiten para gjykatës së Hagës. Kështu ka deklaruar avokati Steven Kay, sipas të cilët një pjesë e dëshmitarëve nuk kanë pranuar të vijnë për shkak të moslejimit nga qeveritë përkatëse.
Kay ka theksuar se dhe qeveria e Beogradit ka shtyrë për 15 muaj vendimin për të lejuar zyrtarët serbë të dëshmojnë në gjyqin kundër ish presidentit jugosllav, Millosheviq.
Gjatë ditës kanë vazhduar seancat dëgjimore derisa mësohet se Berlini zyrtar i ka lejuar dy ish-vëzhgues gjermanë që kanë shërbyer në Kosovë, të paraqiten në gjyq.
XS
SM
MD
LG