Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Njerëzit në Kosovë mund t'i kthehen sërish dhunës, nëse nuk ka ndryshime në mënyrën e qeverisjes nga Kombet e Bashkuara. Nëse Kosova vazhdon me strukturat e tashme politike dhe mungesën e vizionit në politikat ekonomike, në gjashtë muajt e ardhshëm do të kemi një shpërthim social." Kështu ka deklaruar, Veton Surroi, drejtuesi i nismës qytetare "Ora", në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, për të shtuar se "pak gjëra kanë ndryshuar në Kosovë që nga marsi".
Duke folur për klasën politike Surroi ka nënvizuar se "nëse rezutatet e zgjedhjeve të fundit do përsëriten sërish ne do kemi të njëjtat politika, thuajse të njëjtët njerëz dhe kjo do jetë katastrofike për Kosovën."
Sipas Surroit gjendja ekonomike dhe statusi i pazgjidhur janë në themel të tensioneve mes shqiptarëve dhe pakicës serbe.
Duke folur për statusin përfundimtar Surroi ka theksuar se "do të shohim një Kosovë të pavarur brenda dy viteve".
XS
SM
MD
LG