Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri irakian Ijad Alluai ka bërë të ditur se qeveria e tij do dërgojë ndihma humanitare në vlerë prej 2 milionë dollarësh për banorët e Falluxhës. Kjo deklaratë vjen pas asaj se trupat irakiane do pushtonin Falluxhën nëse nuk dorëzohej Abu Musan al Zarkaui, i akuzuar për organizimin e një numri sulmesh vetvrasëse në Irak.
Al Jazzera ka transmetuar një videokasetë nga grupi i quajtur "Ushtria islamike e Irakut", ku thuhet se janë ekzekutuar tre qytetarë maqedonas të kapur në një bazë amerikane pak ditë më parë.
Së paku 14 irakianë, përfshi dhe policë, janë vrarë nga sulmet në Bagdad dhe Mosul.
XS
SM
MD
LG