Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, ka thënë se ka iniciativa nga disa serbë të Kosovës që t'i pengojnë qytetarët e këtij komuniteti për të votuar.
Ai megjithatë tha se do të angazhohet që ditën e votimeve, askush të mos i pengojë qytetarët që të realizojnë të drejtën e tyre të votës.
Këto komente, Petersen i bëri pas takimit me Solomon Passy, kryesusin e rradhës së OSBE-së dhe njëherit shefin e diplomacisë bullgare. Me këtë rast, Passy tha se OSBE-ja do të organizojë zgjedhje të lira për të gjithë qytetarët.
Ai gjithashtu tha se qeveria bullgare ka vendosur që duke filluar nga java e ardhshme t'i njoh dokumentat e udhëtimit të UNMIK-ut. Passy ka takuar dhe udhëheqësit më të lartë të Kosovës.
XS
SM
MD
LG