Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Serbia nuk do të arrestojë katër gjeneralët e akuzuar nga gjykata ndërkombëtare për ish Jugosllavinë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë".
Kjo deklaratë është bërë në mediat e sotme nga ministri serb i drejtësisë, Zoran Stojkoviç.
"Qeveritë e mëparshme kanë ardhur në përfundimin se arrestimet në fjalë do të ishin të rrezikshme për sigurinë e shtetit dhe derisa qeveria aktuale nuk e ka zhvlerësuar një vendim të tillë, askush nuk do arrestojë të kërkuarit nga Haga", ka theksuar mes tjerash Stojkoviç.
XS
SM
MD
LG