Ndërlidhjet

LONDËR


"Shtypja e zonave të kryengritësve në Irak duhet të vazhdojë me qëllim që të mos humbet beteja e përfitimit të mendjes dhe zemrave të irakienëve", tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan gjatë takimit me sekretarin e Jashtëm britanik Jack Strou.
Ai më pas shtoi se në Irak janë duke u zhvilluar dy beteja.
"Është lufta për përfitimin e mendjes dhe zemrave të irakienëve. Kjo dhe përpjekjet për ta shtypur dhunën, duhet të shkojnë bashkë me përmirsimin e sigurisë", tha Annan.
Sekretari i Jashtëm britanik Jack Strou tha ndërkaq se "Britania duhet të vendosë trupat e veta më afër Bagdadit me qëllim të ndalimit të sulmeve të kryengritësve përpara zgjdhjeve të parapara për janar".
XS
SM
MD
LG