Ndërlidhjet

PRISHTINË/LYPJAN


"Nuk do të lejohet kurrsesi trembja e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje", ka thënë sot shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen duke paralajmruar edhe masa ndëshkimi për ata persona që me kërcënime po e pengojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje. Petersen, i ka bërë këto komente gjatë një vizite në Lypjan ku kërkoi nga të gjitha komunitetet që të votojnë më 23 tetor.
Komente të ngjashme Petersen bëri edhe pas takimit me kryesuesin e rradhës së OSBE-së, Solomon Passy njëherësh shef i diplomacisë bullgare. Me këtë rast, Passy tha se OSBE-ja do të organizojë zgjedhje të lira për të gjithë qytetarët.
Ai gjithashtu tha se qeveria bullgare ka vendosur që duke filluar nga java e ardhshme t'i njoh dokumentat e udhëtimit të UNMIK-ut. Passy ka takuar dhe udhëheqësit më të lartë të Kosovës.
XS
SM
MD
LG