Ndërlidhjet

CARROLL/OHIO


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney, në fushatën për rizgjedhjen e presidentit George Bush, ka paralajmruar sulme në qytetet amerikane me bomba bërthamore, kimike apo biologjike.
Cheney tha se mundësia e sulmeve të tilla është kërcënimi më i madh me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara, dhe shfaqi dyshimin nëse kandidati presidencial demokrat John Kerry do të mund të zhvillonte strategji për t'ia dal mbanë me kërcënimet.
Fushata e Kerryt e akuzoi administratën e Bushit për dështime në politikat e sigurisë, dhe tha se Cheney përpiqet t'i frikësojë amerikanët para zgjedhjeve të 2 nëntorit.
XS
SM
MD
LG