Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane ka njoftuar për rrënimin e dy shtëpive që besohet se i takojnë militantëve të Abu Musab al-Zarkavit në Fallujah. Sipas dëshmitarëve gjatë bombardimit të një shtëpie tjetër në Fallujah kanë humbur jetën gjashtë veta anëtarë të një familjeje, një çift bashkëshortor dhe katër fëmijë të tyre. Forcat amerikane thonë se në shënjestër të sulmeve kanë qenë luftëtarët besnikë të militantit jordanez al-Zarkavi.
Më herët, grupi humanitar CARE International i pezulloi operacionet në Irak pas rrëmbimit të Margaret Hassan, drejtueses së zyrës në Bagdad.
Në një zhvillim tjetër, Komiteti i Kombeve të Bashkuara që i mbikqyr sanksionet kundër Al-Kaidës, në listën e vet të grupeve të terroristëve e ka futur edhe grupin e Abu Musab al-Zarkavit.
XS
SM
MD
LG